EXIT POLL: Trump do të fitojë në Indiana
04 nëntor 2020
| 01:11
Kandidati republikan për president të SHBA-ve dhe presidenti aktual Donald Trump do të fitojë në Indiana sipas EXIT POLL nga CNN.
Indiana ka 11 vota elektorale dhe së bashku me Kentakin janë dy vendet e para ku ka filluar numërimi i votave, shkruan lajmi.net.
Rezultati aktual në Indiana është 63.9 për qind në favor të Trump karshi 36.1 për qind për Biden.
Në anën tjetër, rezultati aktual në Kentaki është 50.4 për qind në favor të Trump karshi 38.1 në favor të Biden.