Exit Polli i Albanian Post: PS fiton me 46.9%, PD me 43.5% dhe LSI me 6.9%

25 prill 2021 | 19:29

Partia Socialiste ka fituar 46.9 për qind të votave sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”.

E dyta dhe më afër se që pritej del të jetë Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave.

Partia Socialiste për Integrim ka dalur më mirë se sa tregohej në sondazhe me 6.9 për qind.

Të gjitha partitë e tjera bashkë kapin vetëm 2.7 për qind të votës totale.

Ky është një rezultat jashtëzakonisht i ngushtë i cili e nxjerrë Edi Ramën të parin përsëri, por me shumë pak përqindje larg Bashës.

Kjo përqindje më pas kthehet në mandate dhe vendoset se kush do ta ketë shumicë në Kuvendin e Shqipërisë.

Parlamenti shqiptar ka 140 ulëse dhe për të pasur shumicën e thjesht duhen mbi 70

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas…