F.C Kosova Dusseldorf transferon lojtarin e talentuar Enis Vila
Përgjegjësit e Fc Kosova Düsseldorf kanë bërë të dituar përmes faqes zyrtare të klubit se kanë siguruar shërbimet e 20-vjeçarit, Enis Vila.
“Me Enisin në defanzivë me vetëm 20 vite, fitojmë jo vetëm talent, cilësi, dhe stabilitet në defanzivë, por edhe përvojë”, kanë shkruar në faqen zyrtare klubi futbollistik F.C Kosova Dusseldorf.
Për shkak se Enisi tashmë ka luajtur në Bundesliga Junior në rininë e tij, (Sg Unterrath, RË Oberhausen, MSV Duisburg) para se të shkonte në ligën e sipërme miqtë e sportit Baumberg në zonën e seniorëve.
Siç shprehen zyrtarët e klubit Fc Kosova, ata janë me fat që kanë një djalë të tillë, të talentuar, e futbollist në radhët e veta.
“Ne si klub Fc Kosova Düsseldorf e presim me padurim Enis Vila dhe i dëshirojmë shumë suksese bashkë me ne në familjen tonë të madhe Fc Kosova Dusseldorf, ku presim të arrijmë rezultate fal organizmit të mirë në klub dhe talentëve shqiptar që po i bashkohen klubit”, është shkruar në faqen zyrtare te klubit.
Enis Vila i ishte bashkuar Kosovës U19, në vitin 2021, por për shkak të disa lëndimeve që e kanë përcjellë gjatë gjithë kohës ka mbetur pa e treguar vetën në fanellën dardane. Për ftesën e tij që të luaj për Kosovën U19, kishte shkruar edhe Federata Futbollit të Kosovës në korrik të vitit 2021.
Më poshtë po ua sjellin edhe postimin e FFK-së me 22 korrik 2021
22 korrik, 2021 – Presidenti Agim Ademi sot priti në takim futbollistin Enis Vila me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani. Qendërmbrojtësi i cili luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19 u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar Dardanëve. Me këtë vendim, futbollisti Vila po realizon dëshirën e tij dhe të prindërve të tij për ta përfaqësuar Kombëtaren U19 të Kosovës. Enis Vila si qendërmbrojtës është mjaft perspektiv dhe për këtë ai po vëzhgohet nga klube të mëdha në Bundesliga.