F JAIMI I ALI AHMETIT NË VRAPÇISHT

16 nëntor 2024 | 13:48

Të dashur vëllezër e motra,
I nderuar Kryetar i Degës, kryesi e degës,
kryetarë dhe këshilla vendor
Nuk jemi në fushatë elektorale.
Prania në këto mbledhje të degëve është mjaft e pranishme për të dëgjuar dhe për të ndarë mendime mbi zhvillimet delikate që ndodhin në vend.
Ju thash se nuk është fushatë por janë takime pune me përkrahës, anëtarë.
Unë jam me drejtues, me një pjesë të të drejtuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim në të gjitha takimet që i bëjnë me nënkryetarë, me sekretar të përgjithshëm, me sekretar organizativ, me deputetë, me funksionarë që kanë drejtuar dikastere në të kaluarën, Artani, Kreshniku.
Për të bërë bilanc, për të bërë një analizë më të përpunuar se çfarë duhet bërë në të ardhmen, cilet hapa duhet ndërmarrë.

Zhvillimet në të cilat ndodhemi nuk është më pjesë e përgjegjësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim si parti politike, por është përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve, sepse gjërat në të kaluarën që ka ndodhur kanë shkuar keq.
Në vitin 1946 çdo deputet ka pas të drejtë të flasë në gjuhën e vet shqipe dhe atë turke.
Më vonë, shqiptarëve u hiqet termi “albanci” dhe vendoset “shiptari”.
Dhe kjo “shiptari” hiqet në vitin 1969 ku shqiptarët tanimë janë element konstituiv i Republikës së Maqedonisë së atëhershme.
Përderisa janë bërë këto kalkulime, në 1989 përfundimisht shqiptarët hiqen nga Kushtetuta e Maqedonisë dhe Maqedonia shndërrohet në shtet të një etnie, asaj maqedonase.
Dhe pikërisht padrejtësitë që me vendosjen e regjimit ushtrak, pushkatimit të mijëra njerëzve që ne bashkë këtu kemi ngrit përmendore dhe varreza të atyre, jo vetëm të 45-46 pas shpalljes së amnestistë që pushkatohen padrejtësisht vetëm pse ishin shqiptarë, dhe ua ngjisnin akuzën se ishin gjoja bashkëpunëtorë të nazi-fashizimit, por edhe ata të cilët ishin masakruar nën Perandorinë serbo-kroato-sllovene. Gjeneratorë të luftës ishin pikërisht padrejtësitë dhe krimet që ishin bërë mbi shqiptarët, dhe jo pak krime, gjenocid i hapur. Zbatoheshte një për një platforma e Çubrilloviçit, Grashaninit, shqiptarët duhet vrarë, frikësuar, dëbuar, t’u merret historia, krenaria kombëtare dhe t’i armiqsojmë me Evropën e asaj kohe, sepse “janë popull i egër dhe duhet dëbuar nga këto hapësira që ne serbet të jetojmë të lirë”.
E keqja më e madhe është se pas luftës, pjesa dërmuese e politikanëve të këtushëm u bënë vazalë dhe puthadorë të Beogradit, Dushan Mugoshës, Tempos, si dy misionarë të shkëlqyeshëm të Rankoviçit, dhe Maqedonia u shndërrua në laborator anti-shqiptar. Llogarisni ju 1989-tën këtu ndryshohet Kushtetuta, hiqen shqiptarët si element konstituiv, pas kësaj Millosheviçi suprimon autonominë e Kosovës me takse dhe vendos pushtetin suprem të Beogradit.
Do të thotë Maqedonia ka qenë laborator i anti-shqiptarizmit, prandaj ne s’duam të na përsëritet e kaluara, le të dëgjojnë politikanët maqedonas, partitë, një apel për të gjithë qytetarët maqedonas se ky shtet është edhe i shqiptarëve, janë 30%, nuk janë minoritet i dyndur nga ndonjë vend i huaj, por janë autokton.
Gjithësej janë 46% që nuk janë maqedonas, dhe më së shumti komunitetit maqedonas i duhet bashkëpunimi me shqiptarët dhe komunitetet tjera më të vogëla sepse kemi edhe shumë çështje që duhet t’i zgjedhim bashkërisht dhe zëri sa duhet ta ngrisin shqiptarët për këto gjëra që po përgatiten, për ndërhyrje në Kushtetutë, ata duhet të shqetësohen, ata duhet të solidarizohen me ne, ne duam paqe, stabilitet, siguri, ardhmëri, ne duam të respektohet Marrëveshja paqësore e Ohrit, e arritur me sakrifica.
Ne nuk jemi kundër kulturën, gjuhës e traditës së komunitetit dhe bashkëqytetarëve tanë maqedonas, por edhe ata duhet të jenë të mirëkuptueshëm dhe të mos shprehin anti-shqiptarizëm siç kam dëgjuar në të gjitha rrjetet televizive që vjellnin vrerë kundër Korridorit 8 se qenka Korridor i Shqipërisë së Madhe.
Dhe kjo përgjegjësi ju takon partive politike t’i edukojnë dhe t’ua shpjegojnë njerëzve të vet se ai Korridor nuk është i Shqipërisë së Madhe, ai i lidh dy brigje, bregun e Detit të Zi dhe Adriatikun dhe përshkon shtete: Bullgari – Maqedoni-Shqipëri, dhe që mbështetet nga tërë Evropa dhe Italia që janë nënshkruar një sërë dokumentesh për bashkëpunim për këtë Korridor.
T’i heqim politikat frikësuese se shqiptarët na qenkan rrezik për destabilizim duke vënë edhe pika tjera se qenka Bashkimi Demokratik për Integrim që organizon destabilizim të shtetit.
Jo, ne nuk jemi të interesuar të destabilizojmë, sepse 22 vite kemi punuar për ta ndërtuar, jo për ta destabilizuar.
Dhe nuk e di pse nuk e marrin vesh njëherë e përgjithmonë.
Ne kemi qenë kundër ndarjes së Maqedonisë në vitin 2001.
Projektin unë e kam pasur në dorë, unë nuk e kam pranuar. Falemnderit NATO-s, Amerikës dhe Evropës që na mbështetën që ky moment mos të ndodhte.
Por ama duke i gërvishtur në palcë shqiptarët, pse i demotivojnë shqiptarët për të thënë s’jetohet më bashkë.
Ka zëra të tillë që më thonë në tubime, le të ketë një fund, i dhimbshëm por le të jetë një fund.
Nuk është mirë për asnjërën palë, të mendojmë në skenarë të tillë.
Ne duhet të mendojmë si ta çojmë vendin përpara, të anëtarësohemi në BE, jemi vend anëtar i NATO-s.
Të anëtarësohemi në BE, si t’i forcojmë Marrëdhëniet ndëretnike, të jenë të forta. Zvicra funksionon sepse janë në harmoni të plotë, pavarësisht se gjermanët si komunitet janë 60% në Zvicër.
Por francëzët, italianët dhe retoromanët i kanë të drejtat e barabarta të qindpërqindta dhe i dalin zot Zvicrës bashkë.
Unë para 22 vitesh kam thënë, në pyetjen e gazetarëve, se më shihnin si gogol gazetarët maqedonas. Në pyetjen se si e sheh Maqedoninë në të ardhmen, ju thash Maqedoninë e mendoj Zvicra e Ballkanit, edhe sot e mendoj kështu, por me marrëdhënie të mira ndëretnik, me parti politike që mendojnë racionalisht, politikisht dhe kombëtarisht. Nuk e ndihmon kombin tënd nëse punon keq dhe e fut në përplasje me komunitete tjera.
Si preket Kushtetua e larë me gjak të shqiptarëve.
Janë vra djem të ri, këtu përpara e kemi Naserin, ka derdh gjak për këtë gjuhë.
A do rrinë indiferent Negotina e të gjithë komuna e Vrapçishtit po t’i preket gjuha.
Nuk është gjuhë që duhet t’i dal zot vetëm BDI, që është vazhduese e UÇK-së, i tërë populli e mbështeti Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.
Dhe gjuha nuk është pronë individuale, është pronë e kombit që historikisht është trashëgu përkundër shpatave e bajonetave që na i kanë dhënë, përandori të ndryshme, dhe ka mbijetuar.
Këta tanë që kanë hy në koalicion padrejtësisht, nuk e kanë legjitimitetin, nuk e kanë fituar.
Tash mos e bëjnë gabimin historik, të na ndodh ajo e 1989 me suprimimin që iu bë autonomisë së Kosovës.
Ne si shqiptarë kemi shkuar koxha larg në ndërtimin e institucioneve.
Mos bëhen pjesë e suprimit dhe mohimit të të gjithë këtyre të arriturave dhe të na kthejnë në pikën zero. Vëllezërisht i lus, le të tërhiqen dhe mos i lënë turp as vetes e as kombit. Vëllezërisht po i lus të gjithë ata që kanë familjarë, unë apele ju bëj për çdo ditë, sepse kanë qenë të gjithë BDI përveç Arbenit, por ky është moment historik që nuk duhet bërë ky gabim.
Gjithashtu apeloj, ditën e hënë kanë mbledhje të përbashkët Qeveria e Kosovës me të Republikës së Maqedonisë së Veriut, apeloj tek Qeveria e Kosovës ta ngrisë këtë shqetësim të shqiptarëve të Maqedonisë sepse ka gjak të të rinjve të Kosovës që kanë derdh për këtë gjuhë këtu, këtu i kemi varret.
Gjuha shqipe është pronë e të gjithë neve, dhe të gjithë duhet t’i dalim zot.
Le ta ngrisin në mbledhje të Qeverisë këtë shqetësim. Gjithashtu apeloj te partitë politike në Kosovë, le ta ngrisin shqetësimin tonë, po preket dhe po rrënohet Marrëveshja paqësore e Ohrit që me shumë sakrificë është arrit.
Me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
Dikush po thotë jo po preken 2-3 dispozita.
Vëllezër, motra, tërësisht po ndryshon, nuk është më ligji i gjuhës shqipe, ai ligj do mbetet vetëm për të shkruar parolla.
Prandaj i madh dhe i vogël duhet të shqetësohemi sepse është përgjegjësi e jashtëzakonshme.
Po hiqet etnia nga përfaqësimi i drejtë, që është drejtpërsëdrejti i lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, përfaqësimi etnik.
Po fshihet etnia. Kështuqë me maturi dhe mençuri gjërat edhe mund të kalohen, edhe mund të përmirësohen.
Në politikë nuk bëhet politike me inate, se duhet t’i hakmerren Bashkimit Demokratik për Integrim për 22 vjet, se duhet t’i hakmerren BDI-së se rrjedh nga Ushtria Çlirimitare Kombëtare.
Ushtrinë Çlimitare Kombëtare e detyruan padrejtësitë.
Nuk ka pllëmbë e varr që s’kemi nga Struga e deri në Sopot, nga pushtues e kryesisht serb e sllav.
Këto e kanë bë Ushtrinë Çlirimtare, edhe të Kosovës edhe të Maqedonisë, padrejtësitë e varret nëpër oborre që i kanë varros nënat.
Nuk ka familje që nuk është prekur, prandaj ne të keqën kërkujt s’ia duam, ne duam të dominojë arsyeja, mirëkuptimi, jo hakmarrja, le ta heqin nga mendja se do u hakmerren shqiptarëve, le ta heqin nga mendja që mund t’i hakmerren Ali Ahmetit. Nuk është zgjidhje, as nuk i shërben shtetit çfarëdo hakmarrje që nuk të organizohet.
Veç e thellon ndarjen e përplasjen.
Çdo përplasje nuk është në të mirë të asnjërës palë, prandaj ka zgjidhje, nuk rrugë pa rrugëdalje.
Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje e mirë.
Le të provohemi, në tetor, dy javët e para të bëhen zgjedhjet lokale, bashkë me zgjedhjet lokale të jenë edhe zgjedhjet parlamentare, si zgjidhje e shkëlqyeshme për palët, kush është më i miri le të fitojë.
Por ama dhashtë zoti që shqiptarët të reflektojnë sepse neve historikisht e keqja na ka ardh nga brenda. Disa herë e përsëris fjalën nga që nga dhimbja shpirtërore e ka thënë Faik Konica: “Ruaje zot Shqipërinë nga shqiptarët, se prej të huajve e ruajmë vet”. Që mos gabojnë për pesë aspra, për interesa të ngushta grupore e personale, të shesin interesin madhor kombëtar.
Dhashtë zoti të reflekojnë dhe të tërhiqen nga institucionet.
BDI dhe Fronti nuk janë të interesuar të jenë pjesë e kësaj Qeverie.
BDI është e interesuar mos preket mbi çështje të ndryshme siç është ligji për gjuhën, përfaqësimi etnik, largimi i shqiptarëve padrejtësisht, diskriminimi në fusha të ndryshme, dallime dhe diskriminime në fushën e biznesit, të mos ketë drejtësi selektive.
Dëgjoj shumë gjëra, po pati drejtësi selektive pa fakte dhe argumente, hakmarrëse, edhe kjo është luftë-nxitëse e që shkakton koxha probleme.

Falemnderit!
Ali Ahmeti, 15.11.2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar…