F1 zbulon kalendarin e 2018-s. Rikthehen Gjermania e Franca
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) miratoi kalendarin e Botërorit të Formulës 1 për vitin 2018.
Në edicionin e ri të këtij kampionati bie në sy rikthimi pas një periudhe 10-vjeçare i Çmimit të Madh të Francës, që do të zhvillohet më 24 qershor në pistën “Paul Ricard”, në Le Castellet pranë Marsejës.
Një tjetër risi e Botërorit të Formulës 1 është rikthimi i pistës së Hockenheimit, ku do të garohet për Çmimin e Madh të Gjermanisë, planifikuar të zhvillohet në datën 22 korrik. Në total, kalendari i Formulës 1 për vitin 2018 ka të përfshira 21 gara. Kampionati i ri do të nisë si gjithmonë në Melbourne, më 25 mars, me Çmimin e Madh të Australisë, e do të mbyllet me garën e Abu Dhabit, më 25 nëntor.
Për vitin 2018 nuk do të jetë Çmimi i Madh i Malajzisë, ndërkohë që konvertohen datat e Çmimit të Madh së Kinës me të Bahreinit. Gara në pistën e Shakhirit do të jetë e dyta në kalendar, një javë pas asaj që do të mbahet në Shanghai, raporton “Tch”. Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka miratuar edhe një ndryshim në rregullore, që ka të bëjë me ndëshkimet e pilotëve. Nëse një pilot penalizohet me 15 pozicione e më shumë, në startin e garës, atëherë ai automatikisht do ta nisë atë nga vendi i fundit.