Fabian Ruiz afër transferimit në PSG

07 gusht 2022 | 10:47

Paris Saint-Germaini është afër transferimit të Fabian Ruiz nga Napoli.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizo Romano, i cili është shprehur se transferimi pritet të mbyllet së shpejti.

Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja pritet të arrihet në orët e ardhshme,

Trajneri Luis Campos është fans i madh i Fabian Ruiz.

Spanjolli në vitet e fundit ka shkëlqyer me skuadrën napolitanë, gjë që ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.

Ndër ekipet që ishin të interesuara për të ishin edhe Real Madridi, Man United, Barcelona dhe shumë skuadra të tjera evropiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e mbrëmjes së datës 6 gusht 2022, njësitet…