Fabian Ruiz: Jemi më të mirë pa Mbappen, Messin e Neymarin

28 shkurt 2025 | 16:42

Në një intervistë me “Movistar”, Fabian Ruiz ka folur rreth ndikimit të largimit të tre yjeve të PSG-së, Kylian Mbappes, Neymarit dhe Lionel Messit.

Dëshira e kahmotshme e Mbappes për t’u larguar drejt Real Madridi u plotësua në verën e vitit 2024, duke u bërë lojtari i fundit prej treshes së famshme që la PSG-në. Paraprakisht, Neymar e Messi u larguan në verën e vitit 2023.

Fabian Ruiz çuditërisht tha se edhe pse ishte tejet e jashtëzakonshme që kjo treshe luanin së bashku, ekipi duket më i shëndoshë pa të tre.

“Të luajturit me ta në një fushë futbolli e një ekip, ishte e jashtëzakonshme – por pa ta jemi një ekip më i bashkuar”, tha Ruiz.

Pas një nisje të ngadaltë të sezonit, tanimë PSG po tregohen të rrezikshëm në të gjitha frontet nën drejtimin e Luis Enriques, duke mos pasur “superyje” në ekip.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ta…