Fabinho: Ishte e lehtë t’i thuash ‘po’ Liverpoolit
30 maj 2018
| 10:39
Mesfushori Fabinho ka deklaruar se transferimi te Liverpooli ishte vendim i marrë shumë lehtë.
Braziliani ka thënë se para transferimit ka folur me shokun e tij Roberto Firmino dhe menaxherin Jurgen Klopp. Këto biseda e kanë bindur 24-vjeçarin të kalojë në Angli.
“Fola në telefon me Firminon. E njoh personalisht dhe kam qenë në kombëtare me të. Pata mundësi të flisja me trajnerin dhe njerëzit që punojnë në klub. Më dhanë shumë besim, treguan se më dëshirojnë. Kur u takuam çdo gjë shkoi mirë. Doja të shkoja te një klub që më donte, që shfaqi interesim të madh. Me këto, ishte e lehtë t’i thosha po”, ka thënë Fabinho.