Fabinho pranon dhuratë një orë Rolex pas debutimit fantastik në Arabi (video)
Ish-yllit të Liverpoolit, Fabinho, iu dhurua një Rolex pas debutimit të tij me Al-Ittihad, por për një çast i rrëshqiti nga dora dhe i ra në tokë.
Braziliani u transferua nga Liverpooli te skuadra e Arabisë Saudite Al-Ittihad në fund të korrikut me një transferim prej 40 milionë euro.
29-vjeçari, i cili nënshkroi një ujdi trevjeçare, startoi së bashku me ish-mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante kundër Al-Raed të hënën dhe bëri paraqitje shumë të mirë në fitoren 3-0 të ekipit të tij në ndeshjen hapëse të Ligës Pro në Arabinë Saudite.
Pas ndeshjes, një tifoz i Al-Ittihad ishte aq i impresionuar nga performanca e lojtarit, sa i dha atij një orë Rolex dhe ia vuri në dorë.
Mesfushori i habitur u ‘trondit’ nga gjesti, por teksa u largua me të, ora ra në tokë pasi nuk e kishte siguruar siç duhet.
Dukej sikur nuk ishte bërë asnjë dëm, me lojtarin qe u duk pak i lehtësuar pastaj.
Fabinho was gifted a Rolex by a fan because he played well… A FAN.
Na we can’t compete with Saudi 😂😂 pic.twitter.com/VgDWduDeEB
— The Kop Watch (@TheKopWatch) August 14, 2023