Fabinho prezantohet te Al-Ittihadi
01 gusht 2023
| 11:08
Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad njoftoi të hënën për marrëveshjen me një video të titulluar “tigrat lejohen të kalojnë’’ përpara se të pasonin fotot zyrtare të lojtarit me klubin, së bashku me mbishkrimin: “Mirë se erdhe Fabinho në fortesën e tigrave”.
Videoja e njoftimit i referohej një problemi të përfolur në marrëveshje, që përfshinte shqetësimin e Fabinhos për qentë e tij.
Fillimisht u pretendua se lojtari kundërshtoi rregullat në Arabinë Saudite që ndalonin ‘qentë e rrezikshëm dhe agresivë’ pasi ai zotëronte dy bulldogë, megjithëse histori të tilla dolën të pabaza.
29-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, ku do të përfitojë 25 milionë euro në vit. Braziliani deri më tani ishte pjesë e klubit të Liverpoolit.