Fabregas: Askush si Mourinho

03 gusht 2023 | 15:03

Cesc Fabregas ka dhënë një intervistë për The Coaches Voice në të cilën ka folur për mendimet e tij të para si trajner. Këtë verë, në fakt, është larguar nga futbolli i luajtur dhe ka pranuar detyrën e trajnerit të Como-s Under 19.

Këto kanë qenë fjalët e tij: “Kjo eksperiencë po më ndihmon ta shikoj në një mënyrë ndryshe futbollin. E ka bërë lamtumirën time si futbollit më të thjeshtë nga sa mendoja”. Më pas, ish-mesfushori ka folur për trajnerët me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij.

Mes Wenger, Guardiola dhe Mourinho: “Wenger më trajtonte si djalin e tij. Ai kishte gjithmonë një plan për ty dhe ishte një lider. Guardiola ishte shumë më ndryshe, më i shkëputur dhe ky qëndrim ka funksionuar për të. Në fund Mou, çfarë mund të them. Me të flisnim çdo ditë dhe më përcillte shumë besim. Ndihesha më i mirë. Ka luajtur me mendjen time në një mënyrë që askush tjetër nuk e kishte bërë më parë, dhe kjo ka nxjerrë më të mirën nga unë. Është i pabesueshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Byrosë…