
Fabregas heq dorë nga paga e 4 muajve
28 prill 2020
| 18:52
Cesc Fabregas ka vendosur që të heqë dorë nga paga e 4 muajve për të ndihmuar punonjësit e klubit francez Monaco në këtë periudhë të vështirë.
Monaco kishte vendosur që të ulte me 30% pagat e punonjësve, por mesfushori veteran spanjoll vendosi të hiqte dorë nga paga e tij në mënyrë që paga e punëtorëve të mos prekej.
Ky nuk është gjesti i vetëm bujar i ish-mesfushorit të Arsenal, Chelsea-t dhe Barcelona. Pak ditë më parë, ai pagoi nga xhepi i tij një hotel për akomodimin e disa të moshuarve, në mënyrë që të karantinoheshin.