Fabregas: Vojvoda ka eksperiencën e duhur, do ndihmojë Comon

04 shkurt 2025 | 15:31

Mërgim Vojvoda u largua nga Torino për t’u bashkuar me Comon.

Trajneri i Comos, Fabregas, në një intervistë të dhënë së fundmi, vlerësoi në maksimum mbrojtësin shqiptar.

“Mërgimi sjell përvojë, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në mbrojtje në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të operuar në role të shumta mbrojtëse dhe përvoja e tij në Serie A do të jenë të paçmueshme ndërsa ne vazhdojmë ta forcojmë vijën tonë defanzive”, deklaroi Fabregas.

Vojvoda ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka ndaluar…