Fabregasi kalon te Como në Serie B
15 korrik 2022
| 11:04
Cesc Fabregas zbarkon në ligën italiane, por jo në Serie A. Mesfushori spanjoll, i cili ishte pa kontratë pas përfundimit të aventurës së tij me Monacon, është bindur dhe është transferuar befasisht nga ekipi i Serie B, Como.
Një kontratë 2-vjeçare në brigjet e liqenit të Comos është gati për kampionin e botës me Spanjës.
Një ide e lindur në fund të qershorit, një nga ato intuitat që mendohen të pamundura derisa të tentohen konkretisht të bëhet. Fabregas jo vetëm që e mori seriozisht qasjen e Comos me propozimin për një kontratë 2-vjeçare, por si lojtar i lirë pas eksperiencës ë Monaco, ai e zgjodhi atë mes opsioneve të ndryshme që nuk i mungonin në tryezën e tij.