Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Ventius International eksporton produkte në SHBA

20 dhjetor 2019 | 15:46

Prodhuesi i shpuzës dhe dyshekëve Ventius International vazhdon zgjerimin edhe në SHBA, duke eksportuar mbishtresa dysheku për kompaninë amerikane Malouf. Kjo kompani njihet si shitësi më i madh i produkteve të gjumit në tregun amerikan.

Ventius International është kompani me traditë shumëvjeçare në prodhimin e dyshekëve. Që nga viti 1989, kjo kompani ka sjellë inovacione në treg me produkte të ndryshme të gjumit dhe me llojet e shpuzës që prodhon.

Drejtori ekzekutiv i Ventius Interantional, Eroll Shabi shprehet se “Po e përmbyllim një vit të sukseshëm me depërtimin e produkteve tona edhe në tregun amerikan. Ky është triumfi i kompanisë tonë”.

Ndër të tjera z. Shabi potencon se bashkëpunimi me kompaninë amerikane ka ardhur si rezultat i shumë përpjekjeve nga një staf i tërë punonjësish për të arritur prodhimin e produkteve cilësore duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore.

Menaxheri i eksportit Labeat Hadri, thekson se vetëm në muajin dhjetor do të nisen 10 ngarkesa për në SHBA, ndërsa në janarin e vitit të ardhshëm do të bëhet eksporti i 20 ngarkesave me produkte. Në bazë të marrëveshjes me kompaninë amerikane Malouf, eksporti me produktet si: dyshekë, toperë dhe jastëkë pritet të arrijë deri në 50 ngarkesa në muaj.

Ndër të tjera, Ventius International aktualisht eksporton edhe në vendet tjera si, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Greqi, Gjermani, Zvicër, Francë dhe Hollandë. Rritja e eksportit të prodhimeve të Kosovës është një nga hapat kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm ka goditur në veri të Afganistanit,…