Fabrika e Tesla në Shangai do të nisë dërgesat e modelit 3 më 30 dhjetor
Prodhuesi i makinave elektrike Tesla, do të nisë dërgesat e Modelit 3 të ndërtuara në Shangai më 30 Dhjetor. Ndërtimi i fabrikës së parë jashtë Shteteve të Bashkuara nisi në janar dhe prodhimi filloi gjatë tetorit.
Fabrika synon të prodhojë 250,000 makina në vit, pasi prodhimi i Modelit Y i është shtuar fazës fillestare. Pesëmbëdhjetë klientët që do të marrin makinat më 30 Dhjetor janë punëtorë të Tesla.
Data e dërgimit më 30 dhjetor nënkupton se fabrika do të nisë dërgesat e makinave vetëm 357 ditë pasi nisi ndërtimi i fabrikës. Kjo përbën një rekord të ri për prodhuesti botëror të makinave të pozicionuar në Kinë.
Makinat e prodhuara në Kinë do të kenë një çmim prej 50,000 dollarë përpara subvencioneve dhe Tesla ka thënë se kërkon të nisë dërgesat përpara vitit të ri kinez në 25 janar, shkruan “scantv”.
Fabrika në Shangai është pjesë e planeve të Tesla për të fuqizuar prezencën në tregun më të madh të makinave në botë.
Qeveria kineze ka mbështetur fabrikën, që është e para njësi në Kinë e zotërurar tërësisht nga një kompani e huaj.