Fabrika, industria e plumbit, teknologjia 5G – Detaje se çka përfiton Kosova nga financimi amerikan
Kryetar i Odës Ekonomike në Kosovë Berat Rukiqi, ka treguar se cilët sektorë pritet të përfitojnë nga marrëveshja e financimit amerikan, që u nënshkrua më 4 shtator në Uashington.
Me anë të një postimi në profilin e vet në “Facebook’, Rukiqi ka përmendur Brezovicën, Rugovën, Fabrikën e Baterive, si dhe industrinë e Ushqimit e Përpunimin e Plumbit.
Sipas tij, nga marrëveshja e financimit, Kosova do të përfitojë edhe në teknologjinë 5G.
Rukiqi ka shtuar se janë krijuar të gjitha mundësitë, teksa Kosovës i mbetet që të zhvillojë projekte të mira dhe fizibile.
Postimi i plotë i Rukiqit pa ndërhyrje:
Sektoret dhe projektet me mundesi te perfitimit te financimit amerikan:
– Brezovica
– Rugova (Borea)
– Fabrika e baterive
– Termocentrali me LNG (Gas Natyror)
– Industria e perpunimit te ushqimit
– Qendra e logjistikes
– IT (per global supply chains)
– Perpunimi i plumbit
– Sektori automativ
– Teknologjite 5G
– etj
Mundesite jane, neve na mbete te zhvillojme projekte te mira dhe fizibile.