Fabrikën e Ujit në Shkabaj e vizituan përfaqësuesit e Bankës Austriake për Zhvillim
Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, respektivisht fabrikën e trajtimit të ujit në Shkabaj të premten e kanë vizituan përfaqësues të lartë të Bankës Austriake për Zhvillim, Ministrisë Federale të Financave të Austrisë, Bankës Kombëtare të Austrisë dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) me zyre në Prishtinë.
Ata u pritën nga përfaqësuesit më të lartë të Kompanisë, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, drejtori teknik Sokol Xhafa dhe zyrtarë të tjerë. “Në takim morën pjesë, Andreas Prossenitsch/ menaxher për investime financiare në OeEB, Heidrun Schmid, Karin Roitner,Johann Kinast nga Ministria Federale e Financave të Austrisë, Vjosa Huruglica nga Zyra Tregtare e Austrisë, Tomas Slacik nga Banka Kombëtare e Austrisë si dhe Premtim Islami nga KFW Banka Gjermane për Zhvillim. Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të funksionimit të fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj, meqenëse Banka Austriake për Zhvillim është edhe garantuese e kthimit të kredisë prej 20 milionë euro, që KRU “Prishtina” e ka marr nga Banka Gjermane për Zhvillim KFW për ndërtimin e fabrikës së re të ujit”, është thënë në njoftimin e kompanisë, duke u shtuar se temat në interes të përgjithshëm që u diskutuan përgjatë kësaj vizite ishin, ndikimi i fabrikës së re në Shkabaj në impaktin ekonomik, ekologjik, përmbushja e standardeve ambientale, trajtimi i ujërave të zeza dhe largimi i tyre, sistemi i menaxhimit të ambientit, certifikimi dhe standardet ndërkombëtare, vlerësimi ekologjik i mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, pastaj çështjet sociale, emetimi i ndotësve, siguria në punë, edukimi, orët e punës,siguria në punë dhe në fund përmbushja e standardeve.