Fabrizi: Ka nevojë të bisedohet me Serbinë më shumë se kurrë, edhe për dialogun me Kosovën
26 qershor 2020
| 11:55
Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, ka thënë sot se vizita e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel ishte një sinjal pozitiv nga të dyja palët.
Ai për “TV Prva” ka thënë se ka nevojë për të biseduar me Serbinë më shumë se kurrë, përfshirë edhe dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit
Fabrizi ka thënë se fokusi i vëmendjes së BE-së mbetet të Serbia dhe se kjo nuk ishte asgjë e re, duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që Vuçiqi të shkonte në Bruksel vetëm disa ditë pas zgjedhjeve,