
Fabrizio Bucci, ambasador i ri i Italisë në Shqipëri
09 janar 2020
| 15:54
Fabrizio Bucci është ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Diplomati italian ka ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
“Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së Tij shumë të rëndësishme në Tiranë, vlerësova se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë. Mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.