Fabrizio Romano shkruan për Zhegrovën: Ishte ndër prioritetet e Juventusit, por Lille refuzoi ta shiste
Gazetari Fabrizio Romano ka zbuluar se Juventusi e kishte prioritet transferimin e Edon Zhegrovës në verën e kaluar, megjithatë Lille refuzoi ta shiste.
Ylli i Kosovës zhvilloi një paraqitje mbrësëlenëse ndaj gjigantit madrilen, duke e fituar penalltinë – të cilën më pas e konkretizoi Jonathan David, gol me të cilin Lille i mori pikët e plota.
Romano ka treguar disa prapaskena mbi afatin e fundit kalimtar të verës, duke pranuar se Zhegrova ishte ndër lojtarët kryesorë që Juventusi e donte, sidoqoftë marrëveshja dështoi.
“Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes për Lille kundër Real Madridit pas një paraqitje të shkëlqyeshme”.
“Ai ishte ndër emrat kryesorë në listën e Juventusit verën e kaluar, por Lille refuzoi ta shiste, tani ai po fluturon sërish te skuadra franceze”, ka shkruar ndër të tjera gazetari italian.
Zhegrova ndërkohë vlerësohet rreth 15 milionë euro në “Transfermakt”, verë të cilën Juventusi ishte gati ta paguante në verë.
Edhe pse lojtari kërkoi largimin nga Lille, duke folur në fakt edhe publikisht, skuadra franceze arriti ta bindte në fund për të qëndruar së paku edhe për një sezon tjetër.
Përndryshe, kujtojmë se kontrata e Zhegrovës skadon në qershorin e vitit 2026.