“Facebook” arkëton 10 miliard dollarë për 3 muaj
Algoritmi i ri për reklamimin në “Facebook” duket se ka dhënë rezultatet e para. Kompania ka publikuar të dhënat për 3-mujorin e tretë të këtij viti dhe shifrat e përfituara janë marramendëse.
Sipas këtyre të dhënave, vetëm nga marketingu, “Facebook” ka siguruar rreth 10 miliardë dollarë përfitimi në korrik, gusht dhe shtator. Rreth gjysma e kësaj shume (4.7 miliardë dollarë) janë fitime të pastra për kompaninë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka pasur siguria.
Mark Zuckerberg u deklaruar investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato.
Deklarata e tij interpretohet si një reagim ndaj nismës dhe hetimeve të ligjvënësve amerikanë për mundësinë se platforma më e madhe sociale të jetë përdorur dhe të përdoret akoma nga Rusia për propagandë. “Jemi të vendosur për të parandaluar abuzimet në platformën tonë. Mbrojtja e komunitetit, për ne është më e rëndësishme sesa përfitimet”, ka deklaruar Zuckerberg.(tch)