Facebook bllokon videon false të Ramës: E montuar me teknologjinë ‘deep fake’
03 shtator 2024
| 18:03
Platforma Facebook, e cila është e angazhuar për të luftuar dezinformimin dhe përmbajtjen e rreme që vjen nga inteligjenca artificiale, ka reaguar edhe mbi një video false të kryeministrit Edi Rama që u publikua në rrjet.
Facebook ka sinjalizuar përdoruesit që e kanë shpërndarë videon se verifikuesit e pavarur raportojnë që kjo është një video e prodhuar me teknologjinë ‘deep fake’.
Shpërndarja e kësaj videoje sipas Facebook, mund të çojë në keqinformimin dhe çorientimin e qytetarëve.
Kjo ishte një video fake, e montuar përmes inteligjencës artificiale, ku një foto e kryeministrit i ishte mbivendosur skenës së një filmi të huaj.