“Facebook” braktis planet e shfaqjes së reklamave në “WhatsApp”
“WhatsApp” në fillimet e tij kërkonte nga përdoruesit një tarifë abonimi vjetor, por më vonë e hoqi, dhe që nga ajo kohë, aplikacioni ka qenë pa pagesë.
Kur “Facebook” e bleu, ishte e qartë se planifikonte të nxirrte fitime nga “Whatsaap”, megjithatë nuk dihej saktësisht sesi do te ndodhte kjo. Vitin e kaluar u konfirmuan planet se do të futeshin reklama në shërbimin gjigant të mesazheve, të ngjashme me “Stories” në “Instagram”.
Por tani, nga sa raporton “Wall Street Journal”, “Facebook”-u duket ka vendosur të tërhiqet prej kësaj ideje. Kompania kishte krijuar një ekip për të parë mënyrat sesi mund të fitohen para nga aplikacioni, por ajo skuadër është shpërndarë dhe puna që kishte bërë deri tani, rezulton të jetë fshirë nga kodi i “WhatsApp”. Kjo do të thotë se të paktën për momentin, “Facebook” nuk do të prezantojë reklama në aplikacion, por me një bazë të tillë aktive masive të përdoruesve, do të ishte e pamundur të mendohet, sipas ekspertëve, se “Facebook” nuk do ta rishikojë një qasje të tillë në të ardhmen.