“Facebook” demanton Haki Abazin
04 gusht 2020
| 16:27
Ish- zëvendëskryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, dje ka postuar një fotografi ku shihet Street Parada 2019 e mbajtur në Zurich te Zvicrës, duke thënë se është protesta në Gjermani.
“Berlini si Zurich tregon fuqinë qytetare në demokraci”, kishte shkruar Abazi në profilin e tij në “Facebook”.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme ka qenë vet rrjeti social “Facebook” që e ka demantuar ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, duke e cilësuar si informacion të rremë fotografinë e postuar nga ana e Abazit.