“Facebook” do të investoj 300 milionë dollarë në gazetari
Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se do të investojë 300 milionë dollarë gjatë tre viteve, kryesisht në SHBA, në projekte për të promovuar informacionin lokal, i cili vuan më tepër nga dominimi i internetit. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër informacioneve të rreme (lajmeve të rreme), keqinformimit dhe informacionit të cilësisë së dobët”, ka treguar në një mesazh të postuar në profilin e tij në “Facebook”, Campbell Brown, zëvendëspresident i kompanisë i ngarkuar për partneritetet me mediet. Ai ka shtuar se kjo kompani gjithashtu ka mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar mediet lokale të rriten dhe të kenë sukses .
Në fillim të janarit 2017, rrjeti social nisi “Projektin e Gazetarisë në Facebook”, për të forcuar lidhjet e platformës me industrinë e medias.
Në atë periudhë bëhej fjalë kryesisht për t’u ofruar medieve zgjidhje për të përmirësuar të ardhurat që rrjedhin nga prania e tyre në “Facebook” dhe për të zhvilluar shkëmbime mes rrjetit social dhe organeve të medies./lexo.al/