“Facebook” do të rikthejë përmbajtjen e lajmeve në Australi
23 shkurt 2021
| 11:53
“Facebook” ka bllokuar përdoruesit australianë të përdorin burimet e lajmeve në faqet e tyre.
Gjiganti i medieve sociale bllokoi të gjithë përmbajtjen e medias të enjten për shkak të një mosmarrëveshjeje me qeverinë mbi pagimin e përmbajtjes.
Masa u kritikua me shpejtësi nga prodhuesit e lajmeve, politikanët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, veçanërisht pasi u bë e qartë se faqet zyrtare të shëndetit, paralajmërimet e sigurisë emergjente dhe rrjetet e mirëqenies ishin pastruar nga faqja së bashku me lajmet.
Mirëpo, ky vendim i cili u mor disa ditë më parë është hedhur poshtë pasi së fundmi “Facebook” ka njoftuar se do të rikthejë përmbajtjen e lajmeve te përdoruesit e saj në Australi, raporton BBC.