“Facebook” dominon në formatin “Stories”
Facebook ka lansuar statistikat për përdoruesit ditorë të saj të Facebook Stories e Messenger Stories, e ato si duket nuk janë të mira për rivalët e saj, si Snapchat.
Kjo kompani gjatë publikimit të tyre në New York City ka treguar se tani ka 300 milionë përdorues ditorë në “Storie” në Messenger e Facebook, transmeton koha.net.
Gjatë shtatorit të kaluar përdorues ditorë në këtë shërbim ishin 150 milionë, ndërsa tani janë dyfishuar.
Facebook ka tejkaluar Snapchat, të cilët edhe kanë shpikur këtë format të kopjuar pastaj nga shumë rrjete sociale e që tani vazhdimisht është duke humbur përdorues e që cilin tani e përdorin vetëm 188 milionë.
E Instagram në anën tjetër ka 400 milionë përdorues ditorë të “Stories”, por që është nën pronësi të Facebook.
Për këtë mund të themi se Facebook dominon në formatin “Stories”.