“Facebook” fshin 5.4 miliardë profile të rreme
14 nëntor 2019
| 12:06
“Facebook” ka njoftuar se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë. Kompania ka treguar se shumë profile false ishin fshirë menjëherë pasi ato ishin krijuar.
“Ne kemi përsosur aftësinë tonë për të zbuluar dhe bllokuar të gjitha përpjekjet për të krijuar profile të rreme dhe abuzive”, ka njoftuar “Facebook”.
Ata shtuan se miliona profile të rreme po hiqeshin pothuajse çdo ditë duke përdorur sisteme të reja.