Facebook, Google dhe Twitter, dëshmi në Kongres për sigurinë e zgjedhjeve

19 qershor 2020 | 08:26

Zyrtarë të lartë nga kompanitë Facebook Inc, Google dhe Twitter Inc u shfaqën nga distanca para ligjvënësve amerikanë të enjten në një seancë dëgjimore mbi ndikimin e huaj dhe sigurinë e zgjedhjeve.

Drejtuesit kryesorë të “Luginës së Silikonit” dëshmuan në një seancë dëgjimore të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve rreth veprimeve të ndërmarra për të luftuar ndërhyrjen në zgjedhje që nga ato të vitit 2016, ndërsa Shtetet e Bashkuara po i afrohen garës presidenciale të 3 nëntorit.

“Ndërsa shoh pamjen e gjerë nuk mund të them se kam besim që zgjedhjet e vitit 2020 do të jenë pa ndërhyrje nga faktorë keqbërës, të huaj apo vendas”, tha në seancë Kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff.

Përpara seancës, dëshmitarët përshkruan punën e secilës kompani për të luftuar dezinformimin dhe për të rritur integritetin e zgjedhjeve. Deklaratat e hapura me shkrim u bënë nga Nathaniel Gleicher, shefi i politikave të sigurisë në kompaninë Facebook; Nick Pickles, drejtori i strategjisë globale për politikat publike dhe zhvillimin në Twitter, si dhe

Richard Salgado, drejtor për zbatimin e ligjit dhe sigurisë së informacionit në kompaninë Google. Zoti Pickles, i kompanisë Twitter, theksoi se problemi shtrihet përtej moderimit të përmbajtjes.

“Vetëm heqja e materialeve nuk do të përballet me këtë sfidë. Ndërsa kjo luan vërtet një rol të rëndësishëm, veçanërisht në ndaljen e manipulimit të platformës, qeveritë duhet të luajnë një rol duke trajtuar çështjen më të gjerë”, shprehet zoti Pickles në deklaratën e tij. “Ndërsa propozimet e politikave mund të ndryshojnë, është e qartë se kjo nuk është koha për të zvogëluar bisedën publike në internet dhe vlerat që mbështesin Internetin e hapur”.

Adam Schiff

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit Ramë Likaj, ka bërë të ditur se…