‘Facebook’ i kushton një rubrikë zgjedhjeve në Kosovë
14 shkurt 2021
| 09:33
Rrjeti social “Facebook” i ka kushtuar një rubrikë të veçantë zgjedhjeve që po mbahen sot në Kosovë.
Përdoruesit e këtij rrjeti social do të kenë mundësi gjatë gjithë ditës që të njoftojnë miqtë e tyre se tashmë kanë votuar.
Deri tani, një informacion të tillë e kanë ndarë rreth 3 mijë kosovarë.