‘Facebook’ ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione
22 shtator 2019
| 10:46
“Facebook” ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e hetimit që ka filluar pas skandalit të qasjes në informata pa leje të shumë përdoruesve nga Cambridge Analytica.
Jo të gjitha aplikacionet e mbyllura kanë shfaqur kërcënim për përdoruesit, ka bërë me dije kompania.
“Facebook” është vënë nën presion të madh më 2018 pasi u zbulua se Cambridge Analytica ka pasur qasje në informata të përdoruesve.
Kjo kompani që merret me konsulencë, ka shfrytëzuar këto të dhëna, të cilat janë marrë përmes një kuizi, për të targetuar reklamimet politike.
“Facebook” ishte dënuar me 5 miliardë dollar nga Komisioni Federal i Tregtisë në ShBA, që konsiderohet si dënimi më i madh financiar ndaj ndonjë kompanie për shkelje tëprivatësisë së përdoruesve.