“Facebook” mbyll llogarinë e ekstremit të djathtë austriak
05 tetor 2018
| 20:11
“Facebook” mbylli llogarinë e portalit të lajmeve të ekstremit të djathtë Unzensuriert.at (Pacensurë), që bën publikime në Austri, sipas shtypit vendas.
Në një deklaratë nga faqja e internetit Unzensuriert.at thuhet se ende është e paqartë arsyeja e mbylljes së faqes së tyre në këtë rrjet social.
Ndërkaq, “Facebook”, në lidhje me arsyen e mbylljes së kësaj faqeje, ka dërguar një mesazh ku thuhet se “aktivitetet e fundit në faqen tuaj nuk përshtaten me kushtet e përdorimit të “Facebook”-ut”, transmeton atsh.
Unzensuriert.at reagoi ndaj “Facebook”-ut për mbylljen e llogarisë së tyre në këtë rrjet social, duke pretenduar se ky është një sulm ndaj lirisë së shtypit.