“Facebook” me një lajm jo të mirë për bizneset

12 janar 2018 | 14:02

Facebook” ka vendosur të ndryshojë radikalisht mënyrën e funksionit të lajmeve në këtë platformë, duke bërë që postimet nga bizneset, markat apo mediat të mos kenë më prioritet.

Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social. Më qartë, “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama.

Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij. Lajmi e ka bërë të ditur vetë themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, i cili ka deklaruar se se postimet nga organizata të ndryshme, që ai i cilësoi përmbajtje publike, kanë eliminuar momentet personale në këtë platformë, duke e larguar nga rrënjët e saj.

Zukerberg ka pranuar se ky ndryshim do t’i kushtojë para “Facebook”, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë. Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.

Por duket qartë se shtysa është skandali i lajmeve të rreme dhe roli i “Facebook” në këtë skandal me pasivitetin e tij. Zukerberg ka pranuar  se ndryshimi i ri mund të bëjë që njerëzit të kalojnë më pak kohë në “Facebook”, por gjatë vitit 2017 problematike duket se ka kuptuar që një platformë e mbushur me përmbajtje të rreme dhe problematike, pavarësisht parimit për lajme të lira, nuk ia vlen barra qiranë./lexo.al

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Republikën e Çekisë po mbahen zgjedhjet presidenciale, në të…