‘Facebook’ po planifikon të ndryshojë emrin
20 tetor 2021
| 08:43
Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook Inc, po planifikon të ndryshojë emrin javën e ardhshme, raportoi mediumi The Verge të martën, duke cituar një burim me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetor të kompanisë, Connect, më 28 tetor, por mund të zbulohet më shpejt.
Sidoqoftë, në një përgjigje, Facebook, tha nuk komenton “thashethemet apo spekulimet”, raporton Reuters.
Lajmi vjen në një kohë kur kompania po përballet me një monitorim nga qeveria amerikane mbi praktikat e saj të biznesit.