“Facebook” sot ka përvjetorin e themelimit
Më 4 shkurt të vitit 2004, “Facebook”, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit: Eduardo Saverin, Andreë Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.
Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.
Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në “Facebook” vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.
Gradualisht, “Facebook” u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.
Në vitin 2012, “Facebook” u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.
“Facebook” ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane.