‘Facebook’-u fshin dhjetëra llogari
Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se ka fshirë dhjetëra faqe ruse që në Shtetet e Bashkuara janë paditur për aktivitet politik, me qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.
“Facebook” ka njoftuar se ka fshirë 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogari në “Instagram”, duke shtuar se 95 për qind e tyre ishin në gjuhën ruse.
Është thënë se llogarit dhe faqet e fshira kishin një milion ndjekës në “Facebook” dhe 500 mijë në “Instagram”. Ndjekësit e këtyre faqeve kryesisht ishin nga Rusia, Ukraina dhe shtetet tjera të afërta, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani.
Në faqet e fshira nga “Facebook” kryesisht diskutohej për çështjet politike lokale dhe ndërkombëtare dhe promovohej kultura ruse dhe turizmi, ka njoftuar Facebook.
Rrjeti ka thënë se shumica e artikujve të fshirë dhe faqeve janë postuar nga Agjencia e Lajmeve Federale, me bazë në Rusi, e njohur edhe si “FAN”, e cila duket se ka lidhje me Agjencinë për Kërkime në Internet apo “IRA”, ndaj të cilës, këshilltari i posaçëm në ShBA, Robert Muller ka ngritur padi në muajin shkurt.