“Facebook”-u fshin e teoritë konspirative mbi vaksinën e Covid-19
04 dhjetor 2020
| 08:31
“Facebook”-u do të fshijë nga platforma e vet çdo postim që është kundër vaksinimit, ndërkohë që bota po përgatitet për t’i marrë dozat e para të vaksinës së Covid-19.
Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë teori konspirative mbi vaksinën. Një ndër kryesoret është se me vaksinën njerëzve do t’u futet në trup edhe një mikroçip, me anë të të cilit qeveria do t’i spiunojë.
Këtë vit “Facebook” ka nisur fshirjen e çdo informacioni mbi koronavirusin që e konsideronte të rrezikshëm.
Nga muaji mars e deri në tetor, “Facebook” dhe “Instagram” kanë hequr mbi 12 milionë postime lidhur me Covid-19.