“Facebook”-u fshin llogaritë e lidhura me Iranin

27 tetor 2018 | 11:30

Kompania “Facebook” ka njoftuar se ka fshirë llogaritë me origjinë nga Irani që paraqisnin postime me ndasi politike, dhe mbi një milion ndjekës në Britani dhe Shtetet e Bashkuara.

Rrjeti social ka njoftuar se ka fshirë 82 llogari dhe faqe në “Facebook” dhe “Instagram” të cilat ka thënë se ishin “të rrejshme”. 

MNë këto llogari postoheshin gjëra që kishin tematika ndarëse rreth racës, imigracionit dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Sipas kompanisë, të gjitha këto postime kishin për qëllim që të “mbjellin mosmarrëveshje” përpara zgjedhjeve të Kongresit amerikan, që do të mbahen më 6 nëntor.

Llogaritë e fshira e paraqisnin veten si amerikanë ose britanikë dhe më së shumti synonin liberalët në SHBA, ka thënë Laboratori për Hulumtime të Forenzikës Digjitale, një kompani që punon me “Facebook”-un për të studiuar propagandën në internet.

“Facebook”-u ka njoftuar se llogaritë e fshira kishin mbi një milion ndjekës. Kompania tha se zbuloi se këto llogari kishin aktivitete të koordinuara dhe veproi shpejt duke i fshirë ato, marrë parasysh se në SHBA do të mbahen zgjedhjet. Këto llogari kishin sponsorizuar artikuj me nga 100 dollarë si në “Facebook” dhe Instagram gjatë vitit të fundit. 

“Duket se qëllimi ishte që të depërtonin shpejt në komunitetet shumë aktive, duke postuar përmbajtje inflamatore, duke futur mesazhe në Arabinë Saudite dhe Izrael, të cilat përforconin narrativin e Qeverisë iraniane”, ka thënë Ben Nimmo, nga Laboratori i Forenzikës Digjitale.

Arabia Saudite dhe Izraeli janë dy shtete armike të Iranit. 

Edhe pse llogaritë e fshira kanë origjinën në Iran, “Facebook” ka thënë se ende është e paqartë nëse ato janë të lidhura me Qeverinë në Teheran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaip Kaleja, rreth të 70-ve, është njëri nga pensionistët i…