‘Facebook’-u godet Rusinë për publikimin e lajmeve të rreme
17 janar 2019
| 14:45
Rrjeti social “Facebook” ka larguar 500 faqe dhe llogari për të cilat pretendohet se janë të përfshira në publikimin e lajmeve të rreme në Evropën Qendrore, Ukrainë dhe vende të Evropës Lindore.
Nëpërmjet këtij veprimi ndalohen përpjekjet për manipulimin e njerëzve nga dy grupe të ndryshme, kanë deklaruar nga “Facebook”.
Llogaritë në fjalë kishin më shumë se 900 mijë ndjekës dhe shpenzonin rreth 160 mije dollarë në reklama.
Nga “Facebook” është bërë me dije se llogaritë e larguara janë të lidhura me grupet shtetërore në Rusi, që njihen për publikimin e lajmeve të rreme.