“Facebook”-u ia mbyll profilin, Çitaku reagon në “Twitter”

13 shkurt 2022 | 15:36

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se rrjeti social “Facebook” ia ka mbyllur faqen e saj në këtë platformë.

Çitaku ka shkruar në “Twitter” se ajo s’i ka shkelur kurrë rregullat.

“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku u lut për një zgjidhje politike paqësore të…