‘Facebook’-u mbyll qindra llogari
Kompania “Facebook” ka thënë se ka mbyllur 216 faqe të medieve sociale, grupe dhe llogari në Mianmar, disa të lidhura me ushtrinë, të cilat kishin për qëllim “manipulimin e debatit publik”.
Kompania në fjalë ka mbyllur 89 llogari në “Facebook”, 107 faqe, 15 grupe dhe pesë llogari në Instagram, disa prej të cilave kishin qindra mijëra ndjekës.
Gjigandi i medieve sociale ka mbyllur më parë qindra llogari, përfshirë atë të shefit të ushtrisë së Mianmarit, pas kritikave se “Facebook” kishte dështuar të vepronte ndaj gjuhës së urrejtjes, përderisa dhuna ndaj myslimanëve Rohingya po vazhdon.
“Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, hetimi ynë zbuloi se një pjesë e këtij aktiviteti ishte i lidhur me individë të lidhur me ushtrinë e Mianmarit”, ka njoftuar “Facebook”.
Në vitin 2017, ushtria ndërmori një sulm, si përgjigje të sulmeve nga kryengritësve Rohingya, duke bërë që më shumë se 730 000 myslimanë Rohingya të zhvendosen në Bangladeshin fqinjë.