“Facebook”-u nuk do të toleroj nacionalizmin e bardhë
28 mars 2019
| 12:07
Rrjeti më i madh social në botë, “Facebook”, ka njoftuar se do të bllokojë “lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizmit të bardhë dhe separatizmit”, nisur nga java e ardhshme.
“Facebook” po ashtu u zotua se do të përmirësojë aftësitë e tij për të identifikuar dhe bllokuar materialet nga grupet terroriste.
Rrjeti social është nën presion, qëkur një person i armatosur transmetoi drejtpërdrejt në “Facebook” sulmet e tij në dy xhami të Zelandës së Re, më 15 mars.
“Facebook” ka njoftuar se ka shtuar ekipet e tij të monitorimit të përmbajtjes dhe se ka hequr tashmë faqet që janë përdorur për të promovuar dhe organizuar mitingje nga grupet e supremacistëve të bardhë.