‘Facebook’-u përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij
Rrjeti social “Facebook’ ka përjetuar ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij.
Shërbimet e tij kyçe kanë qenë të papërdorshme për përdoruesit për pjesën më të madhe të ditës së mërkurë.
Hera e fundit kur “Facebook”-u ka pasur një ndërprerje të ngjashme ka qenë në vitin 2008, kur rrjeti social ka pasur 150 milionë përdorues, krahasuar me 2.3 miliardë që ka sot.
Produkti kryesor i “Facebook”-ut, “Instagram”-i është ndikuar po ashtu.
Shkaku i kësaj ndërprerjeje nuk është bërë i ditur publikisht.
Në përgjigje të thashethemeve të postuara në rrjetet e tjera sociale, “Facebook” ka thënë se ndërprerja e shërbimeve të tij nuk ka qenë rezultat i sulmit kibernetik.
Aplikacionet e “Facebook”-ut nisën të rikthehen mëngjesin e sotëm.
Derisa “Facebook”-u dhe “Instagram”-i kanë qenë jashtë funksionit, shumë përdorues janë aktivizuar në “Twitter”, duke bërë shaka për ndërprerjen.
Hashtag-u #FacebookDown dhe ai #InstagramDown janë përdorur mbi 150 000 herë.