Fadil Demaku e mohon që është zgjedhur anëtar i Shtabit Zgjedhor në degën e PDK-së në Drenas
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, dhe kandidati i përfolur për deputet nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025, ka demantuar lajmin se është zgjedhur anëtar i Shtabit Zgjedhor në degën e PDK-së në Drenas.
“E pashë që më kishin lakuar emrin si anëtar i Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Drenas. Askush nuk është konsultuar me mua për një gjë të tillë”, kq shkruar ndër tjera Demaku.
Kryetari i Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se sonte në Drenas është formuar Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së. Në mbledhjen e strukturave të Degës së PDK-së, është njoftuar edhe për përbërjen e anëtarëve. E në këtë përbërje është edhe emri i Fadil Demakut si Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me grupet e interesit (bizneset, sindikatat, komuniteti fetar;
Kjo është përbërja e Shtabit Zgjedhor i PDK-së në Drenas:
Ramiz Lladrovci, Shef i Shtabit;
Milaim Hajdari, Zv/Shef i Shtabit;
Laurita Muhadri, Udhëheqës i Sektorit për Agjendë dhe Organizimin e Takimeve;
Muhamet Gjoka, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim elektoral dhe shtabe të nëndegëve ;
Laureta Thaqi, Udhëheqës i Sektorit për Media;
Erlind Krasniqi, Udhëheqës i Sektorit për Rrjete Sociale;
Ferat Shala, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Zyrtarët e Institucioneve;
Fadil Demaku, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me grupet e interesit (bizneset, sindikatat, komuniteti fetar;
Petrit Sinani, Udhëheqës i Sektorit për Financa;
Arben Shala, Udhëheqës i Sektorit për Komisionerë dhe Vëzhgues;
Sejdi Hoxha, Udhëheqës i Sektorit për Trajnim;
Bekim Lestrani, Udhëheqës i Sektorit për Ankesa;
Lumnie Krapi, Udhëheqëse e Sektorit për Koordinim të Gruas;
Dion Hajdari, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim të Rinisë;
Petrit Hajdari, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Diasporë;
Petrit Gashi, Udhëheqës i Sektorit për koordinim me organizatat e dala nga UÇK;
Haxhi Xhemajli, Udhëheqës i Sektorit për Logjistikë.
Reagimi i plotë i Fadil Demakut:
Të nderuar anëtarë të PDK-së!
E pashë që më kishin lakuar emrin si anëtar i Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Drenas. Askush nuk është konsultuar me mua për një gjë të tillë. Unë vërtetë jam me PDK-në dhe atë në kontinuitet prej kur është formuar. Gjithherë jam angazhuar për unitet dhe përfaqësim sa më të mirë. Gjë qe do ta bëj edhe në të ardhmen. Por, unë kam integritetin tim dhe nuk dua të më keqpërdorët emri për qëllime të caktuara dhe interesa grupore qofshin edhe brenda vet PDK-së. Nëse është e nevojshme që unë të jem pjesë e strukturave të tilla organizative së pari të më kontaktojnë kandidati ynë për Kryeministër z. Bedri Hamza dhe Kryetari Memli Krasniqi
Me respekt!