Fadil Demaku: Lufta e drejtë e UÇK-së do të duhej të mbrohej me veprime konkrete
13 janar 2019
| 18:55
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me shkuarjen në Hagë të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa – Remi.
“Lufta e drejtë e UÇK-së do duhej të mbrohej me veprime konkrete dhe në kohën e duhur sepse përmes saj kemi realizuar të drejtën tonë për të qenë të lirë dhe për të jetuar dinjitetshëm në shtetin tonë. Tani ballafaqohemi me pasoja nga një gjykatë e padrejtë. Të drejtët fitimtarë dalin në fund por koha e humbur, vuajtjet e dhimbjet nuk kompënzohen. Të tjerat koha i tregon”, ka shkruar Demaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/100005335602587/posts/1066186553569188/