![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0876.png)
Fadil Demaku njëri ndër më të votuarit në Drenas, ja sa vota ka marr vetëm në dy qendra votimi
13 shkurt 2025
| 15:27
Dje pasdite në Drenas ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
Deri pas mesnatës, në qendrën e numërimit janë përpunuar votat e dy vendvotimeve më të mëdha në Drenas, të shkollës “Rasim Kiçina” dhe “Halil Bajraktari”.
Sipas rezultateve, ndër më të votuarit po del të jetë ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku.
Ai vetëm në këto dy qendra të votimit ka arritur të marr 1138 vota, apo 61 me pak se Memli Krasniqi i cili ka marr 1199 vota.