Fadil e Nebih Fazliu, me bashkëveprimtarët Tahir e Salih Gjonbalaj, i vizituan në Hagë çlirimtarët
01 korrik 2023
| 20:21
Vëllezërit e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil e Nebih Fazliu së bashku me bashkëveprimtarët, nga Malësia e Madhe Plavë e Gucia, vëllezërit Tahir e Salih Gjonbalaj kanë vizituar në Hagë çlirimtarët.
“Lufta për liri nuk kishte alternativë. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme. Të bindur se do ta kalojnë edhe këtë sfidë. Çlirimtarët ishin të fortë si gjithmonë. Respekt për të gjithë ata Çlirimtarë që jetën e tyre e vënë në shërbim të kësaj lufte. Liri për gjithë Çlirimtarët!”, ka shkruar në “Facebook” Fadil Fazliu.