Fadil Fazliu: Lamtumirë Baci Adem, lum ne që të patëm!
27 korrik 2018
| 11:41
Veprimtari i çështjes kombëtare, vëllai i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliu, ka ngushëlluar familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçit.
Ai ka shkruar “Lamtumirë Baci Adem! Lum ne që të patëm!”.
“Të faleminderit për çdo sakrificë tënden që e bëre për kombin shqiptar!
Lamtumirë Baci Adem! Lum ne që të patëm!
Të faleminderit për çdo sakrificë tënden që e bëre për kombin shqiptar!
Lavdi jetës dhe veprës tënde Baci Adem!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, tokë për të cilën vuajte e sakrifikove shumë!
Ngushëllime familjes Demaçi, farefisit, miqve e shokëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Fadil Fazliu.