Fadil Fazliu në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

08 dhjetor 2024 | 13:51

Ish-ushtari i UÇK-së dhe vëllai i dy heronjve të Kosovës, Fadil Fazliu është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat me të cilat është ngarkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Ai para trupit gjykues ka thënë se është plotësisht i pafajshëm lidhur me akuzat për pengimin e drejtësisë.

“I pafajshëm. Kam biseduar edhe me avokatin, por unë jam i pafajshëm. Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Fazliu.

Fadil Fazliu është arrestuar nga Gjykata Speciale para disa ditësh. Ai është vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rebelët dhe civilët sirianë janë parë duke hyrë dhe plaçkitur…